Steven Zhang i qartë: Interi im është i ri dhe i fortë, synojmë yllin e dytë

Futboll

Steven Zhang i qartë: Interi im është i ri dhe i fortë, synojmë yllin e dytë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:56
Steven Zhang dhe Inzaghi

Steven Zhang, presidenti i Interit, iu bashkua skuadrës në kampin e tyre stërvitor japonez në Tokio, ku skuadra do të përballet me PSG në një miqësore të martën. Presidenti pati një samit me Simone Inzaghi, Pierro Ausilio dhe Giusseppe Marotta ku u diskutua qartë me merkaton, duke filluar nga Sommer dhe te sulmuesi i ri.

Ky është ekipi im, ky është Interi im më i fortë, më i ri dhe më inovativ. Le të synojmë yllin e dytë”, tha Zhang në samit.

Në takimin e merkatos, situata e portierit Sommer u rishikua dhe Inzaghi u sigurua se zviceriani do të jetë zikaltër që në përfundim të turneut japonez. Më pas është diskutuar edhe për një sulmues. Alvaro Morata ishte i preferuari i Inzaghit, por spanjolli është refuzuar për shkak të moshës, kostos dhe prej faktit që ai nuk ishte shumë entuziast për të veshur fanellën zikaltër.

Dy emrat e tjerë janë Beto i Udineses dhe Balogun i Arsenalit. Beto ka karakteristikat e Lukakut, ndërsa Balogun pëlqehet shumë edhe nga presidenti zikaltër, pasi është shumë teknik dhe lojtar goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat