Ashtu siç ishte premtuar, Arsenal zbulon statujën madhështore të Arsene Wenger

Futboll

Ashtu siç ishte premtuar, Arsenal zbulon statujën madhështore të Arsene Wenger

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:44
Statuja e Arsene Wenger

Statuja e Arsene Wenger që ngriti trofeun e Premier League u zbulua jashtë “Emirates” ditën e premte.

Arsenali kishte njoftuar muaj më parë se do të nderonte trajnerin më të suksesshëm në historinë e tyre, dhe koha erdhi!

Wenger ishte trajneri i “Topçinjve” nga tetori 1996 deri në maj 2018, duke i udhëhequr ata në tre tituj të Premier League, shtatë FA Cup dhe vite të njëpasnjëshme në Champions League.

Në vitin 1998 ai u bë trajneri i parë jo anglez që fitoi titullin e Premier League.

Statujën e krijoi skulptori Jim Guy. Statuja prej bronzi është 3.5 metra e gjatë dhe peshon rreth gjysmë ton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat