Një tjetër amerikan te Milani

Futboll

Një tjetër amerikan te Milani

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:45
Yunus Musah

Njëri pas tjetrit. Pas ardhjes së Chuzwueze, merkatoja e Milanit duket se nuk dëshiron të ndalet.

Klubi kuqezi është një hap larg Yunus Musah, mesfushorit amerikan të Valencias. I riu në pronësi të klubit iberik ka qenë prej disa kohësh një nga emrat që “Djalli” kishte synuar dhe tani është afër zbarkimit në Milano.

Negociatat me Valencian, siç raporton Fabrizio Romano, janë gati të mbyllen në bazë të një totali prej 20 milionë euro, mes pjesës fikse dhe bonuseve. Një marrëveshje në gatishmëri, aq sa testet mjekësore janë planifikuar tashmë për javën e ardhshme.

Me Musah, klubi kuqezi do të kompletojë repartin e mesfushës, si në numër, ashtu edhe për atë se cilat janë karakteristikat teknike, taktike dhe fizike të lojtarit të lindur më 2002. Në fakt, Musah i ngjan shumë Frank Kessié, i cili “fluturoi” drejt Barcelonës verën e kaluar dhe nuk u zëvendësua kurrë objektivisht.

I pajisur me një fizik të shkëlqyer, futbollisti i Valencias do të ishte alternativë e Reijnders dhe Loftus-Cheek. Një zëvendësim që do t’i lejonte gjithashtu Piolit ta përdorte atë si mesfushor në 4-3-3 dhe si mesfushor të ulët me dy lojtarë në 4-2-3-1.

Për më tepër, nuk duhet përjashtuar që Musah mund të bëhet shumë i rëndësishëm në muajt e parë të sezonit të ri, kur Bennacer i dëmtuar do të mungojë dhe roli i mesfushorit para mbrojtjes do të jetë bosh.

Me pak fjalë, Pioli do të ketë më shumë zgjedhje, falë fleksibilitetit të madh që sjell Musah, asnjëherë kaq afër veshjes së fanellës së Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat