Dritë në fund të tunelit për Etrit Berishën

Futboll

Dritë në fund të tunelit për Etrit Berishën

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:57
Etrit Berisha

Etrit Berisha është jashtë planeve të Torinos dhe largimi është i pashmangshëm.

Pista e Fatih Karagumrukut në Turqi ka, por një tjetër ka dalë në dritë.

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për gardianin shqiptar, teksa një klub i Serisë A është interesuar për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Frozinonen. Këta të fundit u shpallën kampionë të Serisë B dhe këtë sezon do të luajnë në elitën e Italisë.

Frozinone kërkon të përforcojë portën dhe “Calciomercato.it” bën me dije se drejtuesit e klubit po mendojnë të vendosin mes shtyllave Etrit Berishën.

Situata është e favorshme për një transferim të tillë, nga i cili portieri shqiptar do të përfitonte minutat e munguara, ndërsa Frozinone do të sigurinte një lojtat me përvojë të madhe në Serinë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat