Messi dhe festa e çuditshme

Futboll

Messi dhe festa e çuditshme

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:10
Messi dhe foto e ilustruar

Mënyra e re e festimit të golave nga Lionel Messi u shfaq në fitoren 4-0 të Inter Miami ndaj Atlanta United, luajtur në fillim të kësaj jave, në të cilën argjentinasi shënoi dy herë (të dy golat me këmbën e djathtë).

“La Pulce” hapi rezultatin pas vetëm 8 minutash lojë, duke dyfishuar epërsinë pak më vonë.

Pikërisht me rastin e golit të dytë, Leo ka festuar në një mënyrë të paparë në karrierën e tij të gjatë, duke i shtrirë dorën hapur bashkëshortes dhe tre djemve të ulur në tribunën e stadiumit.

Një gjest padyshim i njohur për të dashuruarit e Marvel-it, i konfirmuar nga Antonella Roccuzzo në Instagram, duke postuar festën e të shoqit së bashku me një GIF të Thor, Zotit Asgardian të “Thunder” nga Avengers, i cili godet pikërisht me atë pozë për të thirrur çekiçin.

Epo, duket se djali i tij Thiago është një fans i madh i këtij personazhi, prandaj Antonella shpjegoi arsyen e atij ngazëllimi të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat