Wanda Nara flet për gjendjen e saj shëndetësore

Futboll

Wanda Nara flet për gjendjen e saj shëndetësore

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:35
Wanda Nara e Marco Icardi

Wanda Nara nuk ka qenë asnjëherë larg titujve në vitet e fundit.

Argjentinasja ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nara ka qetësuar ndjekësit duke iu përgjigjur disa pyetjeve që i drejtohen asaj.

Megjithatë, ajo nuk u pyet vetëm për shëndetin, pasi u pyet edhe për destinacionin e saj të ardhshëm apo për ndonjë projekt.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, pyeti një ndjekës, të cilit Nara iu përgjigj:

“Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.

Partneri i saj, Mauro Icardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasaray, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.

Nara ndau edhe mendimet për të gjitha raportimet për shëndetin e saj, të cilat dukej se nuk i vlerësonte: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër”.

Kështu, sipas Wanda Naras, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht të gjitha thashethemeve. Ajo u pyet gjithashtu nëse ka momente kur dëshiron të mos jetë më e famshme.

“Kur dal me fëmijët e mi ose kur shkoj në supermarket”, u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat