Franca mund Brazilin

Futboll

Franca mund Brazilin

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja Franca - Brazili

Botërori i Femrave dhuroi spektakël me ndeshjet e ditës së sotme, ku ra në sy fitorja e thellë e Suedisë ndaj Italisë dhe dueli mes Francës dhe Brazilit.

Në Grupin G, vajzat nordike siguruan kualifikimin dhe thuajse vendin e parë në grup, pasi mundën me rezultatin e thellë Italinë 5-0, duke i hapur punë “axurreve” sa i përket kualifikimit.

Supersfida ishte ajo e Grupit F me Francën dhe Brazilin. Ishin vajzat franceze ato që mundën “Seleçaon” me rezultatin 2-1, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Po në këtë grup Xhamajka mundi 0-1 Panamanë duke u ngjitur në vendin e dytë dhe duke vendosur në presion Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat