Beckham “godet” drejtuesit e Manchester United:

Futboll

Beckham “godet” drejtuesit e Manchester United:

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:45
Beckham

David Beckham është rikthyer të flasë për Manchester United dhe deklaratat e tij kanë bërë jo pak bujë në Angli. Ish-sulmuesi i “djajve të kuq” ka kërkuar nga drejtuesit aktual të United që të largohen duke qenë se ka nevojë për investime dhe kur tifozët nuk të duan, është më mirë të merret një vendim.

“Si një tifoz dhe ish-lojtar dua që të merret një vendim.

Është e nevojshme që kur menaxhon një klub, të kesh pasion dhe të investosh qoftë në skuadër, në komplekse stërvitore apo edhe në stadium.

Aq më tepër, kur sheh që City që e ke rival qyteti, po bën gjërat që po bën.

Mendoj se është koha që Glazer të largohet,.

Kur nis të humbasësh edhe tifozët, është shumë e vështirë që t’i rifitosh sërish prandaj gjëja më e mirë është që të largohesh”, shprehet Beckham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat