Shqiptarët e Zurich-ut importojnë pikë nga Gjeneva

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut importojnë pikë nga Gjeneva

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2023 Në ora: 23:39
Zurich

Zurich dhe Servette vazhdojnë pa humbje, një fitore e një barazim në dy ndeshjet e para të elitës së futbollit zviceran.

Zurich ka luajtur baras (2:2) me Servetten, në takimin që u zhvillua në Gjenevë.

Lindrit Kamberi u paraqit nga minuta e parë për Zurich-un, ndërsa Bledian Krasniqi e Donis Avdijaj në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 69-të

Për Servetten shënuan Bedia (64') e Kutesa  (86') dhe për  Zurich-un Rohner (11') e Matthew (57').

Servette renditet në vend të dytë dhe Zurich në të tretin, secila ka nga 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat