Trajneri kundërshtar tregon sesi i kishte përgatitur kurthin Eneo Bitrit

Futboll

Trajneri kundërshtar tregon sesi i kishte përgatitur kurthin Eneo Bitrit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:44
Pamje nga një ndeshje

Shpeshherë kemi dëgjuar sesi trajnerët studiojnë ekipet kundërshtare në forma nga më të ndryshmet për të dalë fitues në fundin e 90 minutave.

Por në Çeki, kishte një studim me shumë detaje sa i përket ndeshjes mes Ostravës dhe Slovacko, ku protagonisti kryesor ishte Eneo Bitri.

Mbrojtësi shqiptar mori kartonin e parë të kuq me fanelën e Ostravës, por mesa duket, trajneri i Slovacko e kishte parashikuar më herët. Jan Baranek u shpreh se i kishte dhënë këshillë lojtarëve që t’i kushtonin vëmendje ndërhyrjeve të Bitrit, për ta nxjerrë atë me karton të kuq.

“Ne u thamë sulmuesve se Bitri bën ndërhyrje që janë të rrezikshme në zona të ngushta, ndonjëherë ju thjesht vendosni këmbën atje dhe është e kuqe direkt.

Nuk mund të them që ishte një qëllim taktik i yni për ta përjashtuar Bitrin, por ishte një detaj që unë i kam dhënë lojtarëve në stërvitje gjatë udhëzimeve të përgjithshme”, tha trajneri i Slovacko.

Nga ana tjetër, trajneri i Ostravës, Pavel Hapal, e ka mbrojtur lojtarin shqiptar. “Bitri bëri faull dhe e meritoi kartonin e parë të verdhë.

Por te i dyti, nuk e fajësoj dot sepse lojtari kundërshtar do të kishte shënuar gol. Kishte një pasim të keq në mes të fushës dhe nga aty rivali e dërgoi topin pas mbrojtjes tonë. Nuk ishte faji i Bitrit, por i pasimit të keq”, tha Hapal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat