Milan do ta blejë Musain nga Valencia për 20 milionë euro

Futboll

Milan do ta blejë Musain nga Valencia për 20 milionë euro

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:47
Yunus Musa

Milan ka nënshkruar me mesfushorin Yunus Musa nga Valencia.

Klubi spanjoll dhe Milani kanë rënë dakord për transferimin e mesfushorit 20-vjeçar të kombëtares amerikane për 20 milionë euro, përfshirë edhe bonuset, sipas Fabrizio Romano.

Musa javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, pas së cilës do të nënshkruajë kontratë.

Yunus Musa bëri 33 paraqitje në La Liga për Valencia sezonin e kaluar dhe dha dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat