20-vjeçari i ardhur nga Kategoria e Tretë e shtang Realin

Futboll

20-vjeçari i ardhur nga Kategoria e Tretë e shtang Realin

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:50
Fermin Lopez

Barcelona ka arritur që të fitojë në shifrat 3-0 kundër Real Madridit.

Një El Clasico e zhvilluar në ndeshje miqësore, ku katalanasit treguan një formë fantastike.

Goli i parë u realizua nga ana e Dembele në minutën e 15.

Në minutën e 20, Vincius do të humbiste penalltinë te Reali. Ndërkohë golin e dytë te Barcelona e shënoi Fermin Lopez.

Ky duket se do të jetë ylli i ri i katalansve.

Vetëm 20-vjeç dhe produkt i akademisë së Barcelonës, Lopez kishte shkuar si huazim te Linares në Kategorinë e Tretë të futbollit në Spanjë.

Por asnjë problem për këtë lojtar që vjen për të luajtur te Barcelona e Xavit duke shënuar një super gol kundër Realit të Madridit.

Në Spanjë mendojnë se ky lojtar do të jetë ylli i madh i së ardhmes, teksa i ka befasuar të gjithë në këtë fazë përgatitore. Sa i përket golit të tretë do të gjendej nga Ferran Tores në minutën e 90..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat