Drejt Juventusit

Futboll

Drejt Juventusit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:20
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma te Juve është një shprehje tërheqëse, që rikthehet dhe rikthehet periodikisht.

Edhe kjo verë nuk bën asnjë ndryshim.

Nëse afrimi i parë i portierit të kombëtares me ngjyrat bardhezi daton para kalimit te PSG, në vitin 2021 kur Gigio ishte larguar nga Milani, i fundit po përflitet pikërisht këto ditë dhe është frymëzuar nga shitja e mundshme e Wojciech Szczesny te Bayern Munich (i cili, pasi të blejë një portier, do ta lironte Sommer për Interin).

Që Bayern Munich po kërkon një portier nuk është mister, duke pasur parasysh pasigurinë e gjendjes fizike të Neuer dhe Sommer të destinuar për Interin, por Szczesny nuk është në “pole position” për bavarezët, të cilët po “vënë bast” gjithçka për David Raya të Bretnford.

Negocimi duket i adresuar mirë, por nuk është afër përfundimit, mbi të gjitha sepse Bayerni tani është i fokusuar te sulmuesi dhe po negocion për Harry Kane me Tottenham. Pra, për të blerë Szczesny, klubi bavarez ka dy pengesa: koha, e cila premton të jetë e gjatë dhe, mbi të gjitha, konkurrenca nga Raya.

Edhe nëse kjo situatë do të zhbllokohej, trokitja në derën e PSG-së, ndër të tjera i shpërqëndruar tashmë nga çështja Mbappe, nuk do të ishte e lehtë për Donnarumma.

Vetëm pak javë më parë, Enzo Raiola, kushëriri i të ndjerit Mino, tha se gjoja papajtueshmëritë taktike mes portierit dhe Luis Enrique nuk ekzistojnë, ndaj është e vështirë të mendohet për një ndarje.

Ndoshta vetëm një dëshirë e fortë për t’u rikthyer në Itali, veçanërisht pas grabitjes së pësuar në Paris, mund t’i hapë një dritare Juventusit. Ka mbetur edhe një muaj merkato, ka nga ata që betohen se mbajnë të hapur çdo mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat