Skuadrat e Kosovës mësojnë gjyqtarët

Futboll

Skuadrat e Kosovës mësojnë gjyqtarët

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:52
Pamje nga ndeshja Plzen - Drita

Skuadrat e Kosovë që gjatë javës së ardhshme luajnë ndeshjet e dyta të rrethit të dytë në Conference League,

Ballkani, Drita dhe Dukagjini, kanë mësuar se kush do ta ndajë drejtësinë.  UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët e ndeshjeve.  

Në ndeshjen Larne Ballkani gjyqtar kryesor është caktuar Vilhjalmur Thorarinsson nga islanda, derisa ndihmësit e tij do të jenë Gylfi Mar Sigurdsson dhe Birkir Sigurdarson eIvar Orri Kristjansson do të jetë gjyqtari i katërt.

Në ndeshjen Drita - Viktoria Plzen Jakob Alexander Sundberg nga Danimarka është caktuar si gjqytar kryesor, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Deniz Yurdakul dhe Jakob Mastrup e Jonas Hansen do të jetë gjyqtari i katërt.

Në ndeshjen Rijeka-Dukagjini si gjyqytar kryesor është caktuar Jamie Robinson nga Irlanda e Veriut, teksa ndihmësit e tij do të jenë Paul Robinson dhe Ryan Kelsey e Lee Philip Tavinder do të jetë gjyqtari i katërt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat