Ja pse iku nga Spanja

Futboll

Ja pse iku nga Spanja

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:54
Xhenaro Gatuzo

Xhenaro Gatuzo kthehet të flasë disa muaj pas largimit nga Spanja, ku ishte në drejtimin e Valencias.

Gjërat nuk shkuan mirë në La Liga dhe në fillimin e sezonit, trajneri italian vendosi të largohej nga klubi i cili ishte në vështirësi të mëdha dhe po luftonte për mbijetesën në vend që të luftonte për Europën.

Në një intervistë për “El Chiringuito de Jugones”, ai ka shpjeguar se pse gjërat nuk shkuan mirë në Spanjë dhe se rrethanat që çuan në largimin e tij, nuk kishin qenë shumë të thjeshta për palët e përfshira.

“E dija që në ditën e parë se Valencia do të ishte një punë e vështirë, por ishte një nder për mua që të punoja në një kub të madh si ky. Kam një kujtim të mirë të eksperiencës time, te Valencia duhet t’i japësh rëndësi çdo gjëje, nuk mund t’i lësh gjërat në gjysmë.

Ruben Baraha si trajner i ri? Nuk ishte e thjeshtë për të, por është një trajner i mirë për Valencian.

Ai e di si funksionojnë gjërat, njeh stadiumin dhe tifozët, Valencia është shtëpia e tij.

Tani presidenti Lim duhet të marrë një vendim, pasi Valencia është një klub historik dhe meriton më shumë.

Nuk ndjehem i mashtruar, por në verë ikën Soler e Guedes në ditët e fundit të merkatos.

Në janar e dinim që duheshin afruar 2-3 lojtarë po nuk erdhi asnjë. Kur pashë që më 30 janar nuk po ndodhte ajo për të cilën kishim rënë dakord, unë mora vendimin të largohem.

Milani? Nëse Valencia është shtëpia e Baraha, Milani është shtëpia ime.

Unë kam pasur fatin që të luaj 14 vite si kuqezi, përtej faktit që i kam drejtuar për dy vite dhe ka qenë një privilegj i vërtetë për mua”, tha Gatuzo, duke lënë të kuptohet se ëndërron një kthim si kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat