Bellingham merr pasaportën e re

Futboll

Bellingham merr pasaportën e re

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 20:48
Bellingham

Jude Bellingham i vjen në ndihmë Real Madrid ende pa filluar sezoni. Mesfushori i transferuar këtë verë në Spanjë për më tepër se 100 milionë euro nga Borussia Dortmund, nuk konsiderohet më si një futbollist joeuropian.

Gjithçka lidhej me pasaportën e 20-vjeçarit i cili duke zotëruar atë anglezen bllokonte një vend për lojtarët ekstrakomunitarë te Real Madrid duke qenë se Anglia vendosi të braktiste Europën.

Tashmë, pas aplikimit, Bellingham zotëron edhe pasaportën irlandeze, e falë kësaj konsiderohet sërish si një futbollist europian.

Tanimë, te Real Madrid kanë një vend më shumë për futbollistët që vijnë nga jashtë Europës apo për ata që nuk kanë shtetësi europiane. Kujtojmë se lojtarë me shtetësi angleze, skoceze, uellsiane dhe irlandezo-veriore konsiderohet si lojtarë joeuropianë.

Vlen të theksohet se merkato e madrilenëve është tejet e fokusuar në amerikën-latine dhe drejtuesit kërkojnë të bëjnë vend për të gjithë talentet që mund të transferojnë kryeqytetin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat