Hojlund nxjerr jashtë 10-shes brazilianin Kaka

Futboll

Hojlund nxjerr jashtë 10-shes brazilianin Kaka

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 22:17
Hojlund

Transferimi i bujshëm i danezit Hojlund nga Atalanta te Manchester United për shifrën e 85 milionë eurove e ka bërë sulmuesin të katërtin më të shtrenjtë, të shitur nga klubet e Serisë A.

Me këtë transferim Atalanta bëri padyshim shitjen e saj më të shtrenjtë, ndërsa Hojlund nxori brazilianin Kaka nga lista e 10 shitjeve më të shtrenjta të kryera nga klubet italiane.

Për brazilianin Kaka,Reali i Madridit pagoi 67 milionë euro në arkat e Milanit, një milionë euro më pak sesa Bayerni i Mynihut pagoi verën e kaluar për mbrojtësin holandez Mathijs De Ligt.

Ja lista me 10 shitjet më të shtrenjta të klubeve italiane:

1. Romelu Lukaku – Nga Interi te Chelsea për 113 milionë euro
2. Paul Pogba – Nga Juventus te Manchester United për 105 milionë euro
3. Gonzalo Higuain – Nga Napoli te Juventus për 90 milionë euro
4. Rasmus Hojlund – Nga Atalanta te Manchester United për 85 milionë euro

5. Dusan Vlahovic – Nga Fiorentina te Juventus për 81.6 milionë euro
6. Sandro Tonali – Nga Milani te Neëcastle për 80 milionë euro
7. Zinedine Zidane – Nga Juventus te Reali i Madridit për 77.5 milionë euro
8. Zlatan Ibrahimovic – Nga Interi te Barcelona për 69.5 milionë euro
9. Achraf Hakimi – Nga Interi te PSG për 68 milionë euro
10. Mathijs De Ligt – Nga Juventus te Bayern Mynih për 68 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat