Ndër këta objektiva është edhe qendërmbrojtësi i Manchester United

Futboll

Ndër këta objektiva është edhe qendërmbrojtësi i Manchester United

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 22:30
Maguire

Shitja e “yllit” anglez, Declan Rice te “topçinjtë” e Arsenal, për shumën e 120 milionë eurove mbushi jo pak arkat e “çekiçëve” të West Ham, me këta të fundit që tanimë kanë filluar të bëjnë gati afrimet për merkaton e veres.

Ndër këta objektiva është dhe qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire.

Ai prej heqjes së shiritit të kapitenit nga tekniku Erik ten Hag kërkon largimin nga “Old Trafford”, mirëpo klubi po kthehet në “pengesë”.

Bordi i “djajve” ka refuzuar ofertën e “çekiçëve” prej 20 milionë paundësh dhe sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Manchester United nuk ka ndërmend ta lërë Maguire të shkojë për më pak se 40 milionë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat