Zikaltrit i kthejnë përgjigje për mesfushorin shqiptar

Futboll

Zikaltrit i kthejnë përgjigje për mesfushorin shqiptar

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 22:53
Asllani

Kristjan Asllani shpreson që sezoni i tij i dytë te Interi ta shohë me një rol më të rëndësishëm në skuadrën zikaltër. Viti i tij i parë ishte me minutazh të kufizuar, por me largimin e Brozoviç, pritet që ai të përfitojë më shumë minuta.

Kjo shihet edhe nga fakti se klubi italian deri në këtë moment, ka vazhduar të refuzojë ofertat që ka marrë për lojtarin. Vazhdimisht është raportuar për interesime nga klube të tjera, të cilat mendojnë se me mungesën e minutazhit, Asllani do ta shohë më të leverdishme të kërkojë një sistemim tjetër.

Më i fundit bëhet e ditur se ka qenë klubi i Brajton, zbulimi i Premier Ligës, i drejtuar nga italiani De Zerbi, po përgatitet për pjesëmarrjen e parë në kompeticionet e UEFA-s dhe synon të përforcohet me lojtarë cilësore. Sytë e anglezëve janë kthyer nga mesfushori shqiptar, i cili shihet si një profil shumë interesant.

Por mediat italiane raportojnë se Interi ka bërë të qartë se nuk mendon shitjen e futbollistit, duke konfirmuar kësisoj se beson te një shpërthim i tij, edhe pse kohët e fundit ka afruar mesfushorë të tjerë në skuadër dhe po mendon të shtojë edhe Samaraxhiç të Udinezes i cili luan në të njëjtin rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat