Atmosferë madhështore, FC Shabani fiton turneun e mërgimtarëve në Varosh 

Futboll

Atmosferë madhështore, FC Shabani fiton turneun e mërgimtarëve në Varosh 

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 23:12
Kapiteni Besart Shabani pranon Kupën

Në një atmosferë impozante, mbi një mijë shikues në fshatin Varosh të Ferizajt, është zhvilluar finalja e futbollit të vogël, mes FC Shabanit dhe Viçevcit. 

FC Shabani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Viçevcit, duke fituar Kupën e turneut.

Turneu organizohet për çdo vit në nderim të mërgimtarëve.

Image

FC Shabani

Në turne morën pjesë 16 ekipe.

Fakt interesant është të klubi i Shabanit, të gjithë lojtarë kanë qenë me mbiemrin Shabani.    

Habib Krosa, kryetar i Këshillit Organizativ, ia dorëzoi kupën kapitenit Besart Shabani.

Siç tregojnë organizatorët, ka pas lojtarë që kanë ardhur nga Zvicra, Gjermania, Franca vetëm për turne dhe nesër në orët e hershem të mëngjesit kthehen në shtetet ku veprojnë e jetojnë.

Mbi të gjitha, atmosfera ka qenë ashtu si i ka hije, gjashtë gola dhe secili më i bukur se tjetri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat