Sahiti me Hajdukun fitojnë derbin në Kroaci

Futboll

Sahiti me Hajdukun fitojnë derbin në Kroaci

Nga: K. Goca Më: 30 korrik 2023 Në ora: 23:26
Hajduku

Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Rijekës, në takimin që u zhvillua në “Polud” të Splitit.

Futbollisti Pukstas vulosi fituesin, duke shënuar në minutën e 50-të.

Emir Sahiti u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 72-të.

Ky ishte derbi i javës së dytë.

Osijeku kryeson me 6 pikë në kampionatin kroat, duke e lënë pas Hajdukun e Splitit, ndërsa Rijeka renditet në pozitën e pestë me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat