Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Plzeni, këto janë çmimet

Futboll

Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Plzeni, këto janë çmimet

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 07:09
Ilustrim

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, këtë të enjte nga ora 20:00.

Në lidhje për këtë takim, Drita ka njoftuar se biletat do të dalin shitje nga nesër në mënyrë fizike para teatrit të qytetit.

“Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit FC DRITA – FC Viktoria Plzen do të dalin në shitje nesër(e hene) në mënyrë fizike nga ora 11:00 para teatrit të qytetit”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes”.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:

Veri 3 euro

Lindje 5 euro

Perëndim 7 euro

VIP 25 euro (katering all inclusive)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat