Merkato “ëndrrash” nga Galatasaray, turqit kërkojn të “rrëmbejnë” një tjetër lojtar nga PSG

Futboll

Merkato “ëndrrash” nga Galatasaray, turqit kërkojn të “rrëmbejnë” një tjetër lojtar nga PSG

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:01
Leandro Paredes.

Padyshim, një ndër klubet më aktive në këtë merkato vere janë dhe kampionët turq të Galatasaray, të cilët deri më tani kanë arritur të afrojnë emra të njohur të futbollit evropian, si Mauro Icardi, Ëilfried Zaha e Angelino, mirëpo duket se merkato nuk ka përfunduar me kaq.

Teksa janë në negociata e sipër me “djajtë” e Manchester United, për shërbimet e brazilianit Fred, “gjigandët” e Turqisë kanë nisur bisedimet me kampionët francë të PSG, për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat e huaja, ekziston një mundësi shumë e madhë që 29-vjeçari të kalojë në Turqi, teksa mësohet se klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 6 milionë eurosh për kartonin e kampionit të botës.

Në krahun tjetër, akordi është arritur dhe me lojtarin, të cilit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare, me afat skadimi në qershorin e vitit 2027 dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, teksa shanset janë goxha të larta që “katalizatori” i mesfushës t’i bashkohet turqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat