Fundi i një “epoke”, Diego Godin i jep “lamtumirën” futbollit

Futboll

Fundi i një “epoke”, Diego Godin i jep “lamtumirën” futbollit

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:26
Diego Godin

Pas largimit nga futbolli i luajtur të “yjeve” Zlatan Ibrahimovic, Joaquin e David Silva, tashmë një tjetër “legjendë” e futbollit evropian e kryesisht atij në La Liga i ka dhënë “lamtumirën” futbollit të luajtur.

Bëhet fjalën, për ish-qendërmbrojtësin e Aletico Madrid, Inter, Villarreal e Cagliari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili të dielën mbrëma ka zhvilluar përballjen e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit, me skuadrën e tij, Velez Sarsfield që u përball me rivalët e Huracan.

Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritë të shënojë plot 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë 3 herë Superkupën e Evropës, 2 herë Europa League, 1 trofe të La Liga, 1 Copa del Rey, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Uruguajit.

Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletico Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfield, aty ku mbylli dhe karrierën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat