Shumë e majme parash dhe një lojtar, klubi anglezë futen në “garë” për Mbappe

Futboll

Shumë e majme parash dhe një lojtar, klubi anglezë futen në “garë” për Mbappe

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:27
Kylian Mbappe

Situata mes francezëve Paris Saint-Germain dhe “ylli” të tyre, Kylian Mbappe, nuk është çtensionuar ende e për këtë aryse bordi i i “parisienëve” e ka nxjerrë në shitje 24-vjeçarin, teksa kërkojnë të paktën 180 milionë euro për kartonin e tij, aq sa paguan “rivalët” e Monaco, në verën e vitit 2018 për të siguruar shërbimet e ish-kampionit të botës.

Për Mbappe prej kohësh tashmë interesohen “galaktikët” e Real Madrid, të cilët janë dhe zgjedhja e preferuar e francezit, mirëpo duke parë situatën mes PSG dhe “yllit” të “gjelave”, klube të tjera kanë hyrë në garë për të.

Ndër këto klube janë dhe “blutë” e Chelsea, të cilët, sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, janë të gatshëm të ofrojnë një shumë të majme parash, si dhe të ofrojnë një lojtar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, për shërbimet e 24-vjeçarit.

Megjithatë, pavarësisht interesimit të “bluve”, Chelsea duket një opsion disi i “pamundur” për Mbappe, të paktën për momentin, teksa kujtojmë se londinezët nuk arritën të siguronin një vend për garat evropian sezonin e ardhshëm, duke vështirësuar edhe më shumë përfundmin e këtij “operacioni”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat