Jo vetëm në Spanjë, Ferland Mendy nuk preferohet as nga klubet arabe

Futboll

Jo vetëm në Spanjë, Ferland Mendy nuk preferohet as nga klubet arabe

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 16:41
Ferland Mendy

Anësori i krahut të majtë të mbrojtjes, Ferland Mendy u transferua me shumë bujë në verën e vitit 2019, nga Lyon drejt “galaktikëve” të Real Madrid, me këta të fundit, që paguan plot 48 milionë euro për kartonin e francezit.

Megjithatë, pavarësisht se e nisi shumë mirë “aventurën” e tij me fanellën e “los blancos”, Mendy nuk arriti dot të ruante nivelin e tij në fushën e blertë e për këtë arsye nuk arriti do të kurrë të kthehej, në një nga të preferuarit e tifozëve.

Anësori tashëm 28-vjeçari zbriti në fushën e lojës në përballjen e së premtes ndaj “rivalëve” historikë të Barcelona, mirëpo nuk arriti dot t’i bënte ballë furisë së Ousmane Dembele dhe tanimë duket qartazi se Mendy nuk pritet të jetë në planet e teknikut Ancelotti për këtë sezon.

Mirëpo, kjo performancë katastrofike nga francezi, nuk shpëtoi pa u vënë re dhe nga tifozët e “galaktikëve”, të cilë kanë ndërmarrë një nismë në rrjetin social, “Tëitter”, duke ua ofruar lojtarin, të gjithë klubeve arabe, por mesa duket as këta të fundit nuk e duan.

I vetmi klub që iu përgjigj “thirrjes” së tifozëve ishte klubi i Al-Fetah, të cilët e morën sugjerimin e tifozëve si një shaka, teksa më pas thanë, “Faleminderit, por mund ta mbani në ekipin tuaj”, duke shtuar “vuajtjet” e lojtarit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat