Shaqiri s’po ndalet, shënon tjetër gol të bukur

Futboll

Shaqiri s’po ndalet, shënon tjetër gol të bukur

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol tjetër të bukur me skuadrën e Chicago Fire.

Ai realizoi ndaj Pueblas në kuadër të Kupës së Ligës, ku skuadra e tij pësoi humbje në penallti.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi golin e barazimit në minutën e 79’, me një gjuajtje të bukur, por e cila u devijua mjaftueshëm, në mënyrë që topi të prekte rrjetën e golit.

Shaqiri, pos golit, i saktë ishte edhe nga penalltia, por që nuk mjaftoi.

Chicago Fire pësoi humbje në penallti me rezultat 9-10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat