Hojlund niset drejt Anglisë, për t’i zhvilluar testet mjekësore me Unitedin

Futboll

Hojlund niset drejt Anglisë, për t’i zhvilluar testet mjekësore me Unitedin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:53
Rasmus Hojlund

Rasmus Hojlund do të udhëtojë drejt Anglisë, për t’i zhvilluar testet mjekësore me skuadrën e Manchester Unitedit.

Hojlundi mori dritën jeshile, pasi Unitedi arriti marrëveshje me Atalantan, për shifrën e afër 80 milionë eurove.

Danezi sot do t’u nënshtrohet pjesës kryesore të testeve mjekësore më vonë sot.

Dokumentet tashmë janë shkëmbyer mes klubeve, me Hojlundin që do të nënshkruajë deri në vitin 2028, me opsion edhe për një vit tjetër.

Danezi gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 16 gola në 42 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat