Ish futbollisti i FC Shkupit, Lamine Diak prezantohet te skuadra franceze e Nant!

Futboll

Ish futbollisti i FC Shkupit, Lamine Diak prezantohet te skuadra franceze e Nant!

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:24
Lamine Diak

Ish-futbollisti i FC Shkupit, Lamine Diak, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke të Ankaraguxhu, karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit francez, te skuadra e Nant, njofton “infOSport.mk”.

22-vjeçari nga Senegali me skuadrën e Nant ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti në prononcimin e parë si lojtar i skuadrës së njohur franceze, u shpreh: 

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që i bashkohem një skuadre si Nant. Të luash në Ligue 1, është një ëndërr fëmijërie.

Çdo lojtar nga Afrika ëndërron që një ditë të luajë në këtë ligë të madhe. Tani mezi pres të njihem me ekipin dhe bashkëlojtarët e mi të rinj. E njoh shumë mirë Enock Këateng, i cili më ka thënë vetëm gjëra të mira për klubin e Nant.

Ai më ka thënë se pikërisht përmes Nant mund të arrijë edhe më lartë në karrierën time.

Ai gjithashtu më ka folur edhe për tifozët e kësaj skuadre dhe atmosferën që krijojnë ata në çdo ndeshje.

Nga pikëpamja sportive, unë jam një lojtar mjaft i ashpër, apo shumë agresiv në kuptimin e mirë të fjalës. Më pëlqen të shkojë edhe përpara për të ndihmuar ekipin të fitojë metra në pjesën e kundërshtarit.

Nga ana njerëzore, jam mjaft i qetë, por ambicioz. Unë gjithmonë bëj më të mirën për të arritur qëllimet e mia! Fizikisht, jam në formë dhe gati për të ndihmuar ekipin. Një fjalë e fundit? Jam i lumtur që jam këtu, në familjen time të re të FC Nantes.

Mezi pres të debutojë me ngjyrat e reja, ngjyrat “verdhegjelbër’!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat