Shpëtim Duro flet në prag të takimit të nesërm me Buduçnostin

Futboll

Shpëtim Duro flet në prag të takimit të nesërm me Buduçnostin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:26
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro nga Podgorica ka folur për ndeshjen e sotme kundër Buduçnostit, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, kompeticion ky, në të cilin skuadra strugane po garon për herë të dytë në histori.

Duro pret që skuadra nesër të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu siç ka bërë edhe në tre ndeshjet e deritanishme në Europë.

“Ndeshjen e sotme me Buduçnost e presim me shumë interes, pres që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu sikurse ka bërë në të trija ndeshjet e deritanishme në Europë, dy kundër Zhalgiris dhe ndeshjen e fundit kundër Buduçnostit” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro, i cili pranon se skuadra e Struga Trim Lum ka një rezultat të favorshëm, megjithatë ndeshja e nesërme është një ndeshje krejtësisht ndryshe dhe se duhet që skuadra të futet mjaft e përqëndruar dhe me shumë vetëbesim.

“Rezultati nga ndeshja e parë është pozitiv, pasi kemi arritur të fitojmë ndeshjen e parë, por kjo është një ndeshje tjetër, ka një histori në vete, nuk do të kemi mendimin që kemi fituar, por patjetër se duhet pranuar se është një rezultat i favorshëm” – deklaroi trajneri Duro, i cili sa i përket formacionit, nuk deshi të komentojë shumë, mirëpo me shumë gjasa do të jetë i njëjti, edhe pse nuk përjashtohen ndryshime të vogla.

Ndeshja midis Buduçnost dhe Struga Trim Lum në program është sot me fillim në ora 21:00, dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në SuperSport 2 të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat