Kjo është kërkesa e trajnerit të Lazios

Futboll

Kjo është kërkesa e trajnerit të Lazios

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:31
Maurizio Sarri

Tre lojtarë që njohin mirë kampionatin italian.

Kjo është kërkesa e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri për presidentin Lotito, pasi ka refuzuar shumë emra të propozuar nga drejtuesit bardhekaltër.

Tekniku i klubit kryeqytetas ka kërkuar Berardin për sulmin dhe Riçin e Zielinskin për mesfushën, teksa tashmë topi kalon në këmbët e Lotitos, që duhet t’i plotësojë dëshirën, ose të ndërpresë para kohe bashkëpunimin.

Për Riçin, skuadra e Lazio negocion prej ditësh dhe ka rritur ofertën deri në 20 milionë euro, teksa gjasat janë që Torino të pranojë ofertën dhe t’i hapë udhë transferimit të mesfushorit italian drejt Romës.

Më e komplikuar është situata për Berardin dhe Zielinskin, pasi klubet përkatëse kërkojnë shifra që Lazio nuk është gati t’i shpenzojë, sidomos nëse merr në konsideratë moshën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat