Arabia Suadite po krijon një “revolucion”

Futboll

Arabia Suadite po krijon një “revolucion”

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:35
Fabinjo

Braziliani Fabinjo vesh fanellën e Al Itihad-it!

Arabia Suadite po krijon një “revolucion” të vërtetë në futbollin evropian, teksa klubet vendase janë duke shkuar pas çdo lojtari me emër në Evropë, vetëm e vetëm për të ngritur nivelin e kampionatit të tyre dhe duket se nuk kanë të ndalur.

Pas shumë emrave të mëdhenj, tanimë në drejt klubit të Al-Ittihad, vjen dhe braziliani i mesfushës së Liverpullit, Fabinjo, për të cilin paguan plot 47 milionë euro, si dhe i ofruan një kontratë 3-vjeçare.

Tek Al-Ittihad, Fabinjo pritet nga lojtarë me emër si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, ndërsa në krahun tjetër, në rast largimi të braziliani drejt sauditëve, Liverpulli duhet të transferojë patjetër dhe një mesfushor, ku emri më i përfolur është ai i talentit belg të Sautemptonit, Romeo Lavia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat