Skuadra franceze futet në garë për Ermal Krasniqin

Futboll

Skuadra franceze futet në garë për Ermal Krasniqin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:47
Pamje nga një ndeshje

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, është duke u kërkuar nga skuadra franceze Bordeaux.

Cluj ka pranuar oferta të shumta për reprezentuesin kosovar, dhe pritet që më të mirën që ta pranojë, raporton Prosport.

Për Krasniqin, skuadra rumune është duke kërkuar tre milionë euro që ta lërë të lirë.

Negociatat mbeten të hapura dhe ka mundësi që transferimi të bëhet, duke pasur parasysh diferencën prej vetëm një milion eurosh mes kërkesës dhe ofertës.

Ndryshe, Bordeaux bën gara në ligën e dytë të futbollit të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat