Merr ofertë nga klubi i njohur

Futboll

Merr ofertë nga klubi i njohur

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:52
Leonardo Bonucci

Merr ofertë nga klubi i njohur!

Leonardo Bonucci nuk bën më pjesë në planet e Juventusit dhe nuk është grumbulluar nga bardhezinjtë për miqësoret e verës, teksa gjasat janë që të largohet pa nisur sezoni i ri.

Së fundi mediat holandeze kanë raportuar për një interesim të Ajaxit për mbrojtësin veteran italian, i cili po merr kohë për të menduar në lidhje me ofertën e klubit holandez.

Tashmë në moshën 36-vjeçare, një eksperiencë jashtë Italisë dhe për më tepër në një klub që do të luajë edhe kompeticionet europiane, do të ishte padyshim pozitive për Bonuccin, i cili ka planifikuar tërheqjen verën e 2024-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat