Haris Fakiç drejtor i ri sportiv te Dinamo!

Futboll

Haris Fakiç drejtor i ri sportiv te Dinamo!

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:45
Haris Fakiç

Shkupjani Haris Fakiç pritet të jetë pjesë e Dinamos së re, skuadër kjo që është në një proces transformimi.

Skuadra nga kryeqendra shqiptare ka nisur një projekt të ri, derisa përveç emërimit të trajnerit të ri, që pritet të jetë një emër i njohur, si ai i Luixhi Di Biaxhos, një tjetër element i rëndësishëm te kjo skuadër do të jetë edhe roli i drejtorit sportiv, e që sipas informacioneve të “infOSport.mk”, ky post do ti besohet shkupjanit, Haris Fakiç.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptarë, pasi disa vite më parë arriti të ndërtonte Skënderbeun e historisë, një skuadër që krenoi çdo shqiptar në arenën europiane.

Tashmë e njëjta punë dhe i njëjti mision do të jetë edhe te Dinamo, pasi “Nëndetësja” synon të rikthehet protagoniste absolute në Superligën shqiptare me investitorët e rinj.

Në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara, presidenti Ardian Bardhi nuk do të jetë investitori i vetëm i klubit të Dinamos, që në edicionin e ri pritet të garojë me emrin e ri, Dinamo City.

Njëkohësisht do të ndryshojë dhe fanella e skuadrës, ku do të jetë mbishkrimi “Durrës Yachts & Marina”. Iniciatorët e këtij projekti janë personat që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit, çka përligj dhe emrin e sponsorit në fanellat e reja.

Tashmë akordi mes presidentit të Dinamos Bardhi dhe Fakiç është arritur. 41-vjeçari me eksperiencën që ka mbi supe pritet të bëjë mirë te Dinamo e re, skuadër kjo një ditë më parë shkarkoi nga posti i trajnerit,

Dritan Mehmetin, me të cilin arritën të rikthehen në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë vetëm pas një viti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat