Endri Çekiçi gjen skuadër

Futboll

Endri Çekiçi gjen skuadër

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:00
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi duket se ka zgjedhur se ku do të vijojë karrierën e tij. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pranë firmës me Rizesporin, ashtu siç u raportua edhe më parë, pogradecari nuk do të lëvizë nga kampionati turk.

Skuadra e cila sapo është ngjitur në Superligë ka arritur një marrëveshje me lojtarin, e mundësuar nga trajneri Ilhan Palut, që më parë ka punuar me Çekiçin te Koniaspori, ekip që ishte nën kontratë deri më 30 qershor dhe tashmë është një lojtar i lirë pasi rinovimi nuk u realizua.

Pasi kanë biseduar për kushtet, ofertën dhe kontratën, Rizespori i ka lënë në dorë Endrit që të vendosë, por siç raportohet së fundmi nga “Karadenizgazete.com”, zyrtarizimi mund të bëhet brenda dy ditësh, pasi lojtari 26-vjeçar i Kombëtares ka vendosur që të firmosë me Rizesporin.

Është vënë re se Çekiçi, i cili është një nga lojtarët që Palut dëshiron ta shohë në skuadrën e tij, është gjithashtu shumë entuziast për të punuar me ish-trajnerin e tij. Te Rizespori, Çekiçi do të gjejë edhe shqiptarin tjetër, Enriko Papa.

Deri tani, Çekiçi ka luajtur gjithsej 86 ndeshje në Superligën turke, duke shënuar 10 gola dhe 8 asiste dhe mbledhur një eksperiencë në këtë kampionat. Transferimi te një ekip ku do të luante rregullisht, do ta kthente mesfushorin 26-vjeçar si konkurrues për një vend në mesfushën e Silvinjos për ndeshjet e ardhshme eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat