Zikaltërit e përmbysin ndeshjen për dy minuta

Futboll

Zikaltërit e përmbysin ndeshjen për dy minuta

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:21
Interi

Inter fiton miqësoren e zhvilluar në Japoni ndaj skuadrës së Paris Saint-Germain.

Zikaltërit në fakt e panë veten në disavantazhin e një goli teksa pësuan në minutën e 63-të pas një goditje të shkëlqyer nga distanca të mesfushorit Vitinha.

Megjithatë, Interi dhe trajneri Simone Inzaghi gjetën mënyrën për të reaguar.

Tekniku aktivizoi nga stoli emra si Fratessi, Esposito, Sensi, por edhe Asllani dhe me këta ritmi i italianëve ndryshoi.

Vendimtar u shfaq Fratessi i cili dhuroi dy asistë.

Goli i parë erdhi në minutën e 81-të kur shënoi Esposito, ndërsa dy minuta më pas, Fratessi “ftoi” në aksion Sensin, i cili nga fare pranë portës mposhti portierin Gianluigi Donnarummën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat