Përsëri lëvizje te Kukësi

Futboll

Përsëri lëvizje te Kukësi

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:33
Kukësi

Franko Lamçe pritet që të jetë largimi i radhës i Kukësit. Mrojtësi  firmosi më janar me verilindorët dhe kishte një kontratë deri në vititn 2026. 

SuperSport mëson se lojtari dëshiron të largohet nga klubi dhe palët po diskutojnë zgjidhjen e kontratës, ndonëse dëshira e klubit është që ai të vijojë të jetë pjesë e verilindorëve.

Futbollisti luajti 12 ndeshje këtë sezon, duke arritur që të zërë vend si titullar, por tani kërkon një aventurë të re, me shumë gjasa jashtë Shqipërisë. Mbetet për t’u parë se si palët do të zgjidhin bashkëpunimin.

Kukësi ka patur shumë ndryshime gjatë kësaj merkatoje, teksa është larguar gati i gjithë boshti i skuadrës. Nga edicioni i shkuar kanë mbetur në ekip Angelo Tafas, Marvin Brozi, Altin Bytyçi,  Françesko Hasaj, Danie Mohmo, Abdou M’bark el id, Eogen Sula, Fluturim Domi, Atdhe Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat