Buduçnosti në presion të skuadrës shqiptare 

Futboll

Buduçnosti në presion të skuadrës shqiptare 

Nga: K. Goca Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:15
Struga Trim Lum

Buduçnosti i Podgoricës është në presion të kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum.

Ndeshje e kthimit luhet sot në orën 21.00 bë Podgoricë.

Struga TL është në përparësi, pasi që ka fituar takimin e parë në Ohër me 1:0 dhe synon të kalojë në rrethin e tretë të Conference League në futboll. 

Kampioni i Malit të Zi do të tentojë të arrijë në rrethin e tretë të një gare evropiane për të tretën herë në histori.

“Një lojë shumë e rëndësishme për klubin dhe për të gjithë ne që jemi pjesë e kësaj skuadre.

Zakonisht ndeshjet evropiane përcaktojnë udhërrëfyesin për ecurinë e mëtejshme të kampionatit, jo vetëm për ne por edhe për shumë klube të tjera”, tha trajneri i Buduçnostit Mlladen Milinkoviç, duke shtuar: “Edhe pas ndeshjes së parë thashë se rezultati aktual na jep shpresë se mund të kualifikohemi në raundin tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat