Ylli i City-t: Ai moment më ka ndryshuar jetën

Futboll

Ylli i City-t: Ai moment më ka ndryshuar jetën

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:45
Manchester City

Mesfushori i Manchester City-t, Rodri, ka pranuar se akoma nuk i besohet se ka realizuar golin e fitores në finalen e Champions League.

Rodri realizoi golin e vetëm të finales së madhe të luajtur kundër Inter-it.

Ai ka thënë për Daily Mail: “E kam parë atë gol 5000 herë.

E kam parë në gjuhë të ndryshme: spanjisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht.

“Është me të vërtetë special dhe është pjesë e futbollit të shijosh momente të tilla. Akoma më shumë kur je një mesfushor mbrojtës, kur nuk je shpesh vendimtar.

“Kur jam me pushime, tifozët këndojnë këngën time, kështu që jeta ime ka ndryshuar. Shpresoj ta ruaj akoma qetësinë për të cilën njihem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat