Tifozët çekë të Plzen pritet udhëtojnë në Prishtinë

Futboll

Tifozët çekë të Plzen pritet udhëtojnë në Prishtinë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:14
Tifozët

Drita mirëpret në ‘Fadil Vokrri’ gjigantin çek, Viktoria Plzen, në kuadër ndeshjes së kthimit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Çeki, gjilanasit ia dolën të nxjerrin një barazim pa gola 0:0.

Ndërsa, për takimin e kthimit ‘Intelektualët’ presin në Prishtinë Plzenin.

Ajo që bie në sy në prag të ndeshjes është udhëtimi i tifozëve çekë në Kosovë.

Sipas raportimeve të fundit ata pritet jenë në ‘Fadil Vokrri’ për të përkrahur ekipin e tyre.

Kujtojmë që tifozët e Viktoria Plzen njihen si proserb dhe shpalosin mesazhe se “Kosova është Serbi” edhe vite me parë dhe ata pritet te vijnë në Prishtinë për ndeshjen me Dritën.

Ndeshja Drita – Viktoria Plzen zhvillohet më tre gusht, nga ora 20:00.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë disa nga banerat e çekëve kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat