Rrëfimi i Wandës për sëmundjen: Icardi e humbi fare, mendoi të tërhiqej

Futboll

Rrëfimi i Wandës për sëmundjen: Icardi e humbi fare, mendoi të tërhiqej

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:18
Wanda Nara

Wanda Nara dhe familja e saj po kalojnë një moment shumë të vështirë duke qenë se bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit, është e sëmurë dhe i është nënshtruar disa kurave në Argjentinë.

Së fundmi, Wanda zbulon edhe momentin kur e mësoi për sëmundjen ndërsa theksoi se Icardi mendoi të tërhiqej nga futbolli pasi u shokua nga lajmi.

“Për mua ishte shumë e vështirë, infermierët ma komunikuan lajmin me lot në sy ndërsa unë iu thashë të ma thonin menjëherë nëse do të vdisja apo jo. Mauro Icardi e humbi fare dhe mendoi të tërhiqej nga futbolli.

Unë isha në panik, fëmijët qanin.

Tani jam më mirë edhe pse mbetem në një gjendje shoku.

U deshën 12 ditë që të më përcaktonin diagnozën, por tani jam duke u kuruar. Nuk më erdhi mirë që sëmundja ime u trajtua aq shumë në media, më bëri të ndihesha shumë keq”, u shpreh Wanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat