Trajneri i Atletik D’Eskaldes “kërcënon” Partizanin

Futboll

Trajneri i Atletik D’Eskaldes “kërcënon” Partizanin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:39
Daniel Luke

“Atletik D’Eskaldes ka ardhur në Tiranë për të fituar”.

Kështu është shprehur trajneri Daniel Luke, përpara sfidës së kthimit me Partizanin, e vlefshme për kalimin e turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ne kemi filozofinë tonë të të luajturit futboll.

E ndaj Partizanit do të luajmë ashtu siç kemi bërë gjithë vitin.

Kemi ardhur këtu për të fituar. Ne nuk kemi frikë nga Partizani.

Do të tregojmë se jemi rivalë të barabartë në fushë. Te Partizani lojtarët më të rrezikshëm janë Kristian Mba dhe Da Silva, të cilët ne do të mundohemi t’i mbulojmë sa më mire”.

Te skuadra Atletik D’Eskaldes luajnë vetëm 18 lojtarë, e nga këta dy janë portierë.

E megjithatë trajneri Luke nuk shqetësohet se ka vetëm 5 lojtarë në stol.

“Po kam vetëm 18 lojtarë në dispozicion, të cilët kam vetëm 3 javë që i stërvis.

Eshtë një grup i ri pas largimeve që erdhën pas Championst.

Megjithatë, ne jemi shumë të lumtur që ndeshja e parë përfundoi 1-0. Dhe golin e pësuam për një gabim të portierit.

Kemi ardhur në Tiranë për të matur forcat.

Fusha do t’i tregojë të gjitha”.

Për ndeshjen kundër Partizanit, trajneri Luke i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, nuk ka asnjë të dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat