Ballkani me optimizëm në Belfast 

Futboll

Ballkani me optimizëm në Belfast 

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:03
Ballkani

Skuadra e Ballkanit, kampion i Kosovës, ka arritur në Belfast.

Kampioni ynë ka qetësinë, ka rezultatin 3:0 ndaj Larnes dhe me një këmbë është në rrethin e tretë të Conference League në futboll. 

“Skuadra ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjten e luajmë duelin e dytë ndaj Fc Larne. 

Paraprakisht, sot dhe nesër, do të zhvillojmë dy stërvitje, që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terenin, ku do të luhet akti i dytë i përballjes së vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Konferencës Evropiane”, njofton FC Ballkani.

Ndeshja luhet në orën 20.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat