PSG konsideron të bëjë ankesë kundër Real Madridit

Futboll

PSG konsideron të bëjë ankesë kundër Real Madridit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:00
Mbappe

Paris Saint-Germain konsideron paraqitjen e një ankese zyrtare kundër Real Madridit në FIFA, raportojnë Jason Burt i The Telegraph dhe Pablo Polo i Marca.

Parizienët janë të bindur se Kylian Mbappe ka një marrëveshje me bardhezinjtë për t’u bashkuar me ta në vitin 2024.

Nëse vërtetohet, kjo mund të konsiderohet e paligjshme nga FIFA pasi lojtarit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me PSG.

Klubi francez këmbëngul se ka prova të ndryshme që konfirmojnë marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin.

1. Në qershor, Mbappe i dërgoi PSG-së një letër në të cilën ai njoftoi qëllimin e tij për të mos nënshkruar një marrëveshje të re me klubin.

2. Edhe pse PSG zyrtarisht i kërkoi Mbappes të vendoste për të ardhmen e tij deri më 31 korrik, ai nuk e bëri këtë.

3. Mbappe ka refuzuar një ofertë jashtëzakonisht të madhe nga Al Hilal, gjë që e bën PSG-në të bindur në marrëveshjen e tij me Real Madridin.

Los Blancos megjithatë, tani pritet të dalin me një ofertë të madhe për Kylian Mbappe, e cila do ta shohë francezin të nënshkruajë për ta në gusht.

Lojtari thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë me Real Madridin këtë verë pasi ka marrë një pjesë të bonusit prej 80 milionë eurosh nga PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat