Neymar flet për kthimin e tij në fushë

Futboll

Neymar flet për kthimin e tij në fushë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:14
Neymar

Në humbjen e sotme të PSG-së në miqësore ndaj Interit, Neymar nuk u pa në fushë, pasi stafi teknik vendosi ta mbante gjatë gjithë kohës  në stol. së ndeshjes, pavarësisht se një ditë më parë ishte rikthyer me grupin, duke zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me shokët e skuadrës. Kur do të kthehet “ylli” brazilian në fushë?

Vetë sulmuesi brazilian ka sqaruar opinionin në një intervistë të shkurtër të publikuar nga “L’Equipe”:

“Jam mirë, ndihem në formë, por nuk e di kur do të rikthehem duke luajtur”.

Gazeta franceze shton se ish-lojtari i Barcelonës ka punuar shumë mirë në javët e fundit dhe se shpejti do të arrijë formën sportive për të zbritur në fushën e gjelbër.

Për fillimin e sezonit, Luis Enrique me siguri do të jetë në gjendje të llogarisë edhe brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat