E ardhmja e Hasanit është e paqartë

Futboll

E ardhmja e Hasanit është e paqartë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:21
Florent Hasani

Florent Hasani është në qendër të merkatos.

Sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra arabe dhe ai mund të kalojë në Arabi kundrejt një shume të majme që mund të fitojë ekipi bardheblu.

Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para.

Halili ka vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro.

Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 19 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të Europës mund të largohet nga bardheblutë.

Veç ekipeve nga Lindja e Mesme janë disa skuadra që kanë dëshirë të marrin shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mësohet se për futbollistin interesohen skuadra nga Turqia, Kroacia, veç atyre nga Azerbajxhani.

Florent Hasani u bashkua me Tiranën  verën e shkuar, duke lënë menjëherë gjurmët e tij në kampionatin shqiptar. Ai u shpall golashënues me 16 gola, teksa nga “Transfermarkt” vlerësohet me shumë e 500 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat