Klopp: Dua të krijoj harmoni te Liverpooli

Futboll

Klopp: Dua të krijoj harmoni te Liverpooli

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:44
Klopp

Tifozët e Liverpool presin që këtë sezon skuadra e tyre të rikthehet mes pretendenteve për titullin e Premier League.

Megjithatë, ndryshe mendon trajneri Jurgen Klopp i cili kërkon nga lojtarët e tij që të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi për momentin vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin ndërsa shtoi se skuadat e tjera duhet të shohin fillimisht të sigurojnë një nga katër vendet e para që të kualifikohen më pas në Champions League.

“Mendoj se vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin në këtë moment, ne të tjerët duhet të shohim dhe të sigurojmë sa më shpejt një nga katër vendet e para të Premier League.

Këtu përfshihet edhe Liverpooli, sa më shpejt të sigurosh pjesëmarrjen në Champions League aq më shumë mundësi ke edhe për të ecur në garën e titullit.

Nuk e di nëse skuadra ime do të jetë në atë pozicion. Na duhet të grumbullojmë shumë pikë, edhe pse një klub si Liverpooli e ka detyrim të jetë në garë dhe mes favoritëve për tituj. Tani për momentin unë nuk mendoj për kampionatin, duhet të përfundojmë në mënyrën e duhur fazën përgatitore.

Për mua e rëndësishme është të krijoj harmoninë e duhur në skuadër, pasi aty është baza për një sezon pozitiv. Nëse ia dalim, atëherë mund të bëjmë mirë në garën e Premier League”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat