Publikohen formacionet zyrtare të Partizani - Atletik Eskaldes

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Partizani - Atletik Eskaldes

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:04
Formacionet

Partizani përballet sot në “Air Albania” me Atletik Eskaldes për ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe kanë mundësi të luajnë më të qetë para tifozëve të tyre për të tentuar kalimin në turin e tretë të kompeticionit ndërkombëtar.

Trajneri Zekiç ka vendosur të bëjë ndryshime në këtë sfidë të dytë, duke hedhur përsëri Koçijan në fushë nga minuta e parë në prapavijë.

Ndërkohë, ka bërë një ndryshim të rëndësishëm sa i përket skemës në fazën sulmuese.

Taipi rreshtohet titullar pas krahëve të dy sulmuesve, Mba dhe Cara, ndërsa më parë trajneri luante me dy sulmues të cilët vepronin nga krahët. Si pasojë e këtij ndryshimi të skemës, Da Silva dhe Grezda kanë përfunduar të dy në stolin e rezervave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat