Një episod vërtet i veçantë që la të hutuar arbitrin

Futboll

Një episod vërtet i veçantë që la të hutuar arbitrin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:10
Pamje e vrimës

Ndeshja mes San Lorenzos dhe Platenses në Kupën e Argjentinës do të mbahet mend gjatë dhe jo vetëm për patosin e një ndeshjeje që zgjati deri në penallti për të vendosur se kush do të kalonte në 1/8-at.

Ndeshja, e cila u zhvillua në La Fortaleza të Lanus, pa të dy skuadrat që nuk arritën të dilnin nga ngërçi i barazimit 0-0 dhe kështu gjithçka u vendos nga njëmbëdhjetë metrat.

Por gjatë këtij momenti tensioni ekstrem, ndodhi një episod vërtet i veçantë që la të hutuar arbitrin dhe ndihmësit e tij.

Ndodhi pikërisht në fillimin e goditjeve nga pika e bardhë, kur mbrojtësi i San Lorenzos, Ljuan po përgatitej për goditjen e tij: topi shkoi shumë mbi traversë në mënyrë shumë të dyshimtë.

Nuk ishte një gabim i 22-vjeçarit, por fusha që u hap nën këmbët e tij, duke krijuar një lloj vrime dhe duke e bërë topin të shkojë lart.

Fillimisht askush nuk e vuri re atë që kishte ndodhur, por falë videove me lëvizje të ngadalta, ishte e qartë se diçka e çuditshme kishte ndodhur.

Kështu, pas disa minutash diskutimesh mes arbitrit dhe ndihmësve të tij, u mor vendimi i bujshëm: ndryshimi i portës për të vazhduar penalltitë.

Ishte një moment i madh sikleti dhe pasigurie, por në fund ndeshja rifilloi dhe San Lorenzo fitoi.

Gabimi i Ljuan ishte i vetmi i San Lorenzo-s, ndërsa Platense pagoi shtrenjtë gabimet e Taborda dhe Martinez, duke lejuar kështu klubin kuqezi me qendër në Buenos Aires të kalonte në raundin e 1/8-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat